Telegrafi

James Rodriguez përshëndetet me tifozët e Real Madridit me fjalë të mira dhe një video me momentet më të bukura të tij

Bayern Munich  e ka kompletuar transferimin e James Rodriguez nga Real Madridi.

Ai me një postim të tijin i ka falënderuar tifozët e Real Madridit.

James përshëndetjen e tij e ka shoqëruar edhe me një video nga momentet e tij më të mira me fanellën e bardhë.

“Të dashur Madridistas, u jam mirënjohës për momentet e bukura që i kaluan së bashku në këto tri vite të mrekullueshme”.

“Jam i lumtur që e kam veshur këtë fanellë, që e ka mbajtur me shumë krenari, dhe mund të them faleminderit për dashurin e juaj. Do t;i marr me vete eksperiencat më të bukura. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar James.

James ka shkruar si huazim për dy vite në vlerën e 10 milionë eurove dhe me të drejtë blerje për 40 milionë euro. /Telegrafi/