Telegrafi

James Rodriguez mund të ndikojë që Neymar të transferohet te Real Madrid

James Rodriguez mund të ndikojë në të ardhmen e Neymarit.

Sipas Sport Bild, mesfushori kolumbian, që është në huazim te Bayern Munich nga Real Madrid, u ka bërë me dije bashkëlojtarëve të tij se po transferohet te PSG.

Rikthimi i Zinedine Zidanes në stolin e skuadrës spanjolle, ka bërë që James Rodriguez të kërkojë një tjetër aventurë.

Bayern Munich poashtu i ka mbyllur dyert kolumbianit, andaj ai është rrugës për tu transferuar te PSG.

Kalimi i James Rodriguez te PSG-ja, do ta lehtësonte transferimin e Neymarit te Real Madrid.

Skuadra franceze ngurron ta largojë Kylian Mbappe, por jo edhe brazilianin, andaj madrilenët në verë do të tentojnë ta transferojnë atë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/