Mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez, thuhet se ka zgjedhur klubin e tij të ri.
Don Balon shkruan se kolumbiani ka zgjedhur Bayern Munichun që të bashkohet në verë.
Lojtari kishte oferta nga skuadra si Liverpool, Manchester United, Juventus, PSG dhe Arsenal, por Rodriguez dëshiron të bashkohet me ish trajnerin e tij te Real Madridi, Carlo Ancelottin.
Mësohet se trajneri i Liverppolit, është i gatshëm të paguajë rreth 52 milionë funte për lojtarin.
Por kjo nuk mund të mjaftojë pasi dëshira e lojtarit është Bundesliga. /Telegrafi/