Real Madrid thuhet se është i hapur që ta lënë James Rodriguezin të bashkohet me Napolin përmes huazimit ose ta transferojnë, kështu që një marrëveshje mund të jetë e afërt.
Carlo Ancelottit dëshiron t’i bashkohet me kolumbianit dhe kjo nuk është sekret pasi që dyshja kanë punuar në Madrid dhe Bayern Munich.
Sipas “Sky Sport Italia” eksperti i transferimit, Gianluca Di Marzio, thotë se Los Blancos më në fund e pranuan idenë e një huazimi.
Por, kjo nuk është marrëveshje sikur se me bavarezët, megjithëse kjo marrëveshje zgjati dy vjet me një kosto prej 13 milionë euro me mundësi blerje pastaj me shumën afër 40 milionë eurove.
Napoli thuhet se do të paguajë dhjetë milionë euro për huazimin e Jamesit dhe mundësinë e blerjes diku midis 30 ose 40 milionë eurove.
Ndryshe, James është i grumbulluar me kombëtaren kolumbiane, e cila po merr pjesë në Copa America. /Telegrafi/