Paris Saint-Germain i ka shuar edhe më shumë spekulimet rreth transferimet të James Rodriguez në afatin kalimtar të kësaj vere, pas dorëheqjes së Bayern Munichut për ta marrë kartonin e tij.
Skuadra franceze është duke tentuar ta transferojë mesfushorin kolumbian, që ka qenë në huazim për dy sezone te bavarezët, ndërsa nuk do të rikthehet te Real Madridi.
Madrilenët i kanë bërë me dije James Rodriguezit se nuk është në planet e tyre, andaj duhet të kërkojë një skuadër të re në këtë afat kalimtar të kësaj, gjersa PSG po mbanë një shikim të afërt në të.
Kolumbiani ka postuar një foto në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ndërsa PSG i ka komentuar në atë foto, duke shtuar zërat se marrëveshja në mes të dyja palëve është arritur.
Në garë për transferimin e James Rodriguez është edhe Arsenali, por që parisienët janë duke prirë dukshëm në garë për shërbimet e tij, e që Real Madrid kërkon 40 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/