Cleveland Cavaliers është rikthyer te fitoret në NBA.
Nën kampionët e ligës kanë triumfuar në udhëtim tek Charlotte Hornets me 13 pikë diferencë 118-105.
Cavs arritën fitoren e 45 në këtë edicion falë basketbollistit të tyre më të mirë LeBron James.
Mbreti James pati paraqitje mbresëlënëse në mbrëmjen e kaluar me 41 pikë, 10 kërcime dhe tetë asistime.
Tek Cleveland me lojë të mirë u dalluan edhe Jr Smith me 19 pikë dhe Jeff Green që shtoi 18 të tjera.
Më efikasi tek vendasit e Hornets ishte Kemba Walker me 21 pikë por që nuk mjaftuan për fitore ndaj Cavs.
Fitore ka shënuar edhe Minnesotta Timbervolwes ndaj Atlanta Hawks 126-114.
Kjo fitore e Wolves erdhi falë qendrës së tyre fantastike Karl Anthony Towns.
Talenti amerikan pati paraqitje të jashtëzakonshme dukke shënuar 56 pikë pati 15 kërcime dhe bëri katër asistime.
Për Towns ky ishte rekord personal në karrierën e tij pasi këtë shifër të pikëve nuk e kishte arritur në asnjë ndeshje deri më tani në NBA.
Towns me këto pikë të shënuar u bë basketbollisti i parë në histori të Wolves që arrin këtë shifër të pikë brenda një ndeshje.
Gjithsesi pas kësaj fitore, Minmesotta ngjitët në pozitën e shtatë në Konferencën e Perëndimit dhe me gjasa të mira për ta arritur Play-Offin. /Telegrafi/
Rezultatet:
Charlotte Hornets – Cleveland Cavaliers 105 – 118
Orlando Magic – Brooklyn Nets 104 – 111
Philadelphia 76ers – New York Knicks 118 – 101
Memphis Grizzlies – Portland Trail Blazers 108 – 103
Minnesota Timberwolves – Atlanta Hawks 126 – 114
Utah Jazz – Boston Celtics 94 – 97
Phoenix Suns – Los Angeles Clippers 99 – 111
Los Angeles Lakers – Dallas Mavericks 103 – 93