Pas dy humbjeve radhazi, Los Angeles Lakers është rikthyer te fitoret në NBA.
Skuadra nga Kalifornia ka triumfuar në Staples Center me tetë pikë diferencë përballë Indiana Pacers 104:96.
Të udhëhequr nga LeBron James, Lakers ka marrë fitoren e 12-të këtë edicion në NBA.
Lebron James ishte më efikasi në këtë takim me 38 pikë të shënuara, shtatë asistime e nëntë kërcime.
Kontribut të madh dha edhe Brandon Ingram me 14 pikë e Josh Hart që shtoi 13 të tjera.
Qendra lituaneze Sabonis ishte më efikasi tek mysafirët me 20 pikë e 15 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.
Fitore ka shënuar edhe Los Angeles Clippers në udhëtim tek Sacramento Kings 121:133.
Thobias Harris me 28 pikë, katër asistime e gjashtë kërcime ishte më efikasi tek mysafirët.
Ndërkohë me lojë të mirë u dallua edhe qendra Harrell që shtoi 24 pikë si dhe Bradley e Gallinari që shënuan nga 16 të tjera.
Fitorja ndaj Sacramentos e mban skuadrën nga Kalifornia në pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit me 15 fitore e gjashtë humbje. /Telegrafi/