Site icon Telegrafi

James Maddison përfundon si objektivi kryesor i Manchester Unitedit

Klubi i madh anglez, Manchester United po shikon mesfushorin e Leicester Cityt, James Maddison për të transferuar në Old Trafford.

Djajtë e Kuq janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë ekipin e tyre pas një nisje jo të mirë të sezonit në Ligën Premier.

Shumë emra lojtarësh të njohur janë përmendur si objektiva të Unitedin, por tashmë një lojtar ka përfunduar si kryesor në listën e dëshirave.

Lexo po ashtu Lista me 30 mesfushorët më të paguar në Ligën Premier - aty është edhe Granit Xhaka

Bëhet fjalë për mesfushorin anglez, Maddison, i cili edhe në të kaluarën është pëlqyer, por tani po forcohet si synimi kryesor i transferimeve të Unitedit për 2021.

Sipas mediumit Sky Sports, Unitedi po vëzhgon rregullisht mesfushorin me qëllim që të nisë një përpjekje për ta sjellë atë në Old Trafford vitin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Kombëtarja e Anglisë më e vlefshmja në botë, formacioni titullar vlen mbi 1 miliard euro

Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer dhe stafi i tij janë të bindur se Maddison ka aftësinë dhe temperamentin për të pasur sukses me Djajtë e Kuq.

Një ofertë prej 50 milionë funtesh është përmendur si potencialisht ajo që Unitedi synon të ofrojë te Leicesteri për përfaqësuesin anglez, 23-vjeçar. /Telegrafi/

Exit mobile version