Telegrafi

James Maddison është prioritet i Arsenalit – zbulohen madje edhe detajet për të arritur marrëveshjen

James Maddison është duke u kërkuar me ngulm nga Arsenali dhe në këtë verë mund të ndryshojë ambient.

Leicester City është kundër shitjes së tij, mirëpo nuk mund ta ndalojë lojtarin që të largohet nga King Power Stadium.

Sipas asaj që raporton TheAFCBell, Maddison pritet që në javët e ardhshme të nënshkruajë me Arsenalin.

Kontrata e tij do të jetë katërvjeçare dhe do të fitojë dyfish më shumë se sa merr tek Dhleprat.

Për të ishte i interesuar edhe Manchester United, mirëpo Djajtë e Kuq duket se janë tërhequr nga gara.

Arsenali është aktualisht në pozitë ideale për të transferuar Maddison që aktualisht është njëri ndër lojtarët më të mirë në Ligën Premier. /Telegrafi/