Mesfushori i Real Madrid, James Rodriguez thuhet se ka arritur një marrëveshje në parim për t’u bashkuar me Manchester United këtë verë.
Sipas radios kolumbiane RCN, James – i shoqëruar nga agjenti i tij, Jorge Mendes – u takua me Florentino Perez disa ditë më parë për të shprehur pakënaqësinë e tij dhe për të paraqitur ofertat që kishte në tryezë.
Radio kolumbiane gjithashtu shton se 25-vjeçari ishte atje për të zbuluar një marrëveshje me Unitedin.
Megjithatë, AS argumenton se Jose Mourinho “nuk është i bindur” nga ardhja e Jamesit për shkak të përfshirjes së Adidasit, përcjell Telegrafi. .
RCN vëren se sponsorizimi i James me gjigantin sportiv tregon se ai duhet të mbajë fanellën me numër 10 për të gjitha ekipet për të cilat luan.
Fanella e Djajve të Kuq është aktualisht e zënë nga Wayne Rooney, që konsiderohet “një institucion” në klub, ndonëse ai duket i drejtuar për të kaluar në kampionet e SHBA-së apo në Kinë.
Reali ka paguar 80 milionë euro për Jamesin pas paraqitjeve të tij të mëdha për Kolumbinë në Kupën e Botës 2014, por ish-ylli i Portos dhe Monacos është paraqitur në vetëm 19 ndeshje në vlerën e minutave në këtë sezon.
Megjithatë, Rodriguez ka arritur të ketë paraqitje të mira duke shënuar 11 gola dhe 13 asistime. /Telegrafi/