Telegrafi

James Harden arrin një rekord personal në NBA

James Harden luajti edhe një ndeshje të nivelit të lartë në momentin më të rëndësishëm për Houston Rockets.

Kjo e fundit shënoi fitore para shikuesve të vetë në palestrën Toyota Center kundër Golden State Warriors me rezultat 112-108 për të barazuar serinë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore në 2: 2.

Basketbollisti shënoi 38 pikë, duke shtuar dhjetë kërcime dhe 4 asistime ndërsa kishte edhe dy bllokada.

Harden rihyri në historinë e klubit teksikan me një statistikë të re, e cila ishte një rekord personal.

Në dy ndeshjet e fundit ai shënoi gjithsej 79 pikë në këtë fazë të “play-off” të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Lexo po ashtu Rezultatet dhe video sekuencat e ndeshjeve të mbrëmshme në NBA

Vetëm një lojtari shënoi më shumë në dy ndeshje të njëpasnjëshme dhe bëhet fjalë për një nga më të mëdhenjtë ndonjëherë, Hakeem Olajuwon. /Telegrafi/