Site icon Telegrafi

James ende nuk e ka vendosur të ardhmen: Kam kohë edhe 20 ditë

James Rodriguez. (Photo by Buda Mendes/Getty Images)

James Rodriguez është rikthyer te Real Madrid pas huazimit dy vjeçar te Bayern Munichu.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e blerjes së lojtarit.

Kësisoj James është rikthyer në Madrid, por nuk do të qëndrojë gjatë pasi synon të largohet në drejtim të ndonjë skuadre ku luan rregullisht.

James Rodriguez. (Photo by Pedro Vilela/Getty Images)

Lojtari është i grumbulluar me Kombëtaren e Kolumbisë në Copa America, derisa ka folur për të ardhmen e tij shkurtimisht.

“Kam 20 ditë kohë për të vendosur, të shohim se ku do të shkoj”, ka thënë James Rodriguez.

Skuadra më e interesuar për t’i fituar shërbimet e James, është ajo italiane Napoli. /Telegrafi/

Exit mobile version