Telegrafi

James drejt Unitedit, transfer i pashmangshëm

Ylli i Real Madridit, James Rodriguez pritet që shumë shpejt t’i bashkohet Manchester Unitedit.

Radio Caracol në Kolumbi raporton se 25 vjeçari do të komunikojë kalimin e tji te United pas ndeshejs ndaj Malagas të dielën për një shumë prej 50 milionë eurosh.

RCN Radio në Kolumbi më parë ka raportuar për një marrëveshje mes klubeve.

AS shkruan nga ana tjetër se kalimi i Jamesit në Old Trafford nuk do të konfirmohet deri pas finales së Ligës së Kampionëve më 3 qershor.

/Telegrafi/