Telegrafi

James dëshiron të mbetet te Reali

James Rodriguez ka shprehur dëshirën e tij që të luftojë për një vend në ekipin e Real Madridit, përkundër raportimeve se klubi ka pranuar një ofertë prej 85 milionë eurove për shitjen e tij.

Sulmuesi kolumbian është lidhur me një largim nga kampioni evropian pasi humbi vend në formacionin bazë nën menaxhimin e Zinedine Zidanet.

Manchester Unitedi dhe Chelsea janë dy ekipet që kanë shprehur interesim për shërbimet e 25-vjeçarit, por James nuk ka dëshiron të largohet.

“Do të luftoj për një vend. Kjo është ëndrra ime. Do të qëndroj te Real Madridi dhe do të kem sukses atje”, ka thënë James.

“E di që klubi ka pranuar 85 milionë euro për mua, por nuk do të largohem”.