Ylli kolumbian, James Rodriguez po afrohet te një largim dramatik nga Bayern Munichu.
Në sezonin e tij dytë të një huazimi dyvjeçar nga Real Madridi, James është në një situatë aspak të mirë dhe komode te Bavarezët.
Mesfushori me tipare sulmuesi ka qenë në kundërshtim të ashpër me trajnerin e ri të Bayernit, Niko Kovac.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, reprezentuesi i Kolumbisë gjithashtu ka përqarje edhe me drejtorin sportiv të Bayern, Hasan Salihamidzic.
Kovac e la Jamesin në stol në humbjen ndaj Borussia Dortmund në fundjavë dhe kjo e ka acaruar edhe më shumë kolumbianin.
Këtë situatë është duke e shikuar me vëmendje Juventusi që e pëlqen ish-yllin e Real Madridit.
Mediumi italian raporton se Juventusi është duke shikuar nga afër zhvillimet, James pritet të largohet nga Bayerni kur të hapet afati kalimtar i dimrit.
Çmimi i Rodriguezit mendohet të jetë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/