Telegrafi

Jamed Maddison tallet me Alexander-Arnoldin për ndeshjen mes Tottenhamit dhe Liverpoolit

James Maddison e thumboi në mënyrë të egër Trent Alexander-Arnoldin për ndeshjen mes Tottenhamit dhe Liverpoolit kur dyshja u takuan para ndeshjeve të Anglisë për këtë muaj.

Spurs mundën 2-1 Liverpoolin muajin e kaluar, pasi një autogol i Joel Matip në minutën e fundit pa skuadrën e Londrës së Veriut të sigurojë një fitore dramatike.

Por, ndeshja e Ligës Premier u dëmtua plotësisht nga një gabim i VAR-it, i cili bëri që zyrtarët në mënyrë të pashpjegueshme të mohonin një gol legjitim të Luis Diaz.

Lexo po ashtu Rregulli i Ligës Premier që mund të bëjë që ndeshja mes Tottenhamit dhe Liverpoolit të riluhet

Pushimi ndërkombëtar ka bërë që lojtarët e Spurs dhe Liverpoolit të takohen, me Maddison dhe Alexander-Arnold të emëruar në skuadrën e Anglisë për ndeshjet e tyre të ardhshme.

Dhe përpara ndeshjes së Anglisë kundër Australisë të premten, ylli i Spurs bëri një thumbim ndaj kolegut të tij te Tre Luanët.

Lexo po ashtu Klopp me ide që vështirë realizohet për gabimet e VAR-it në ndeshjen mes Tottenhamit dhe Liverpoolit

Ai postoi një foto të tij duke shikuar lojtarin e Liverpoolit, i cili duket se po kundërshton në imazh, shoqëruar me mbishkrimin: “Ende po kërkon një ripërsëritje”.

Një shaka mes dyshes, teksa Maddison vendosi emojit në foto për të treguar se ishte një përballje tashmë e kaluar. /Telegrafi/