Kanë kaluar vetëm pak ditë që nga nisja e Big Brother VIP Albania 4.
Banorët tashmë janë njohur me njëri-tjetrin, e kanë filluar menjëherë me debate.
Ka qenë G Bani së fundmi që ka pasur një përplasje me banoren e këtij formati, Valbona Mhilli.
Ai e kishte vënë në siklet derisa po bënte dush, teksa nuk largohej nga pjesa ku vajzat po pastroheshin.
“Ka mundësi që të largohesh, se nuk mund të lahem dot”, iu drejtua gazetarja, këngëtarit.
I njëjti nuk pranoi që të largohej duke thënë se ma lejon reality shou dhe se nuk po bën asgjë.
“Nuk dua të largohem. Jam i uritur të shoh trup femre”, u shpreh ai.
Konkurrentët e tjerë u munduan që të bindej për t’u larguar, por nuk pranoi. /Telegrafi/