Mauricio Pochettino deklaroi se është “shumë i lumtur” me Kylian Mbappen pas fitores 4-2 ndaj Strasburgut të shtunën, në të cilën tifozët e Paris Saint-Germain vërshëllyen sulmuesin mes spekulimeve të largimit të nga Parc des Princes.
Mbappe, i cili është lidhur vazhdimisht me Real Madridin, shënoi një gol teksa i sapoardhuri Lionel Messi e shikonte nga tribuna.
Megjithatë, para ndeshjes sulmuesi francez ishte cak i vërshëllimave të tifozëve të PSG-së, të cilët janë kundër lojtarit që nuk po rinovon kontratën.
Pochettino ofroi lavdërime për përqendrimin e tij në detyrën në fjalë dhe tha se ai nuk dëgjoi asnjë nga vërshëllimat e tifozëve në Parc des Princes.
“Unë nuk i dëgjova vërshëllimat. Jam shumë i lumtur me të. Ai është i fokusuar në atë që duhet të bëjë dhe pati një lojë vërtet të mirë. Ai duhet të vazhdojë në këtë rrugë”, ka thënë fillimisht Pochettino për L’Equipe.
“Është shumë e rëndësishme për ne që të kemi përkrahësit tanë rreth nesh. Është e jashtëzakonshme dhe na ka munguar shumë. Futbolli është krejtësisht i ndryshëm me spektatorë”.
“Me prezantimin e të sapoardhurve, ishte një mbrëmje e mrekullueshme për PSG-në”.
“Tani, ne duhet t’i përgatisim ata gradualisht, pa marrë shumë rreziqe, pavarësisht nëse është Leo Messi apo të tjerët”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/