Azem Gagica ka bërë një rrëfim emocional së fundmi në Big Brother VIP Kosova 2.
Ai i ka treguar Alba Vukajt një histori, me të cilën është përballur me vite të tëra.
“Kam pasur çdo ditë dhunë fizike dhe unë jam rritur me atë. Për ata e kam lidhjen shumë të mirë me mamin tim, kur nuk e kam afër ajo bie në depresion sepse gjithmonë e kam mbrojtur”, u shpreh ai.
Gagica tutje shtoi: “Deri në 20 vjet jam rritur kështu, jam ndalë me 20 vjet edhe kam thënë boll më. Gjithmonë kam jetuar për të tjerët”.
“Nuk dua të jem viktimë, unë e shoh veten si luftëtar edhe një lidhje e kam pasur unë, edhe aty gjithmonë, kam respekt për familjen për krejt, s’ka qenë e shkruar kurrë, unë me qenë unë, që të gëzohem. Nuk lejoj me ndërhy me pa prish këtë gëzim që e kam, edhe për këtë që e kam shprehur për ty. Për atë, emocionohem, sepse e di siç jam me të mirat më të këqijat”, vazhdon mes tjerash Azemi.
Konkurrenti i këtij formati ka shprehur edhe një pëlqim për Albën, duke thënë se ka ndjenja për të dhe se e sheh si nënën e fëmijëve të tij. /Telegrafi/