Për natën madhështore të finales së Big Brother VIP Albania, u mbajt një Tapet i Kuq.
Ish-banorët u mlodhën edhe një herë të gjithë, duke u dukur fantastikë, për shumë fotografi e intervista.
Çfarë shokoi ishte intervista e Sara Gjordenit e cila dha disa detaje që nuk priteshin.
E pyetur nëse do të ketë një përballje ligjore mes saj dhe Bardhit me ndonjë nga banorët ose persona të tjerë publikë, Sara Gjordeni u shpreh: A sa mirë që bëhet kjo pyetje se i bie që janë të ndërgjegjshëm njerëzit që unë mund ta bëj këtë gjë, sepse e meritoj ta bëj këtë gjë?
“Aktualisht jam me dy persona me fillimet e një procesi gjyqësor. Me dy persona që e kishin marrë shumë seriozisht këtë sulmin. Njerëz me të cilët unë kam punuar.”
“Jo, absolutisht jo. Por ka njerëz që e kanë tepruar jashtëzakonisht shumë”, u shpreh më tutje Sara. /Telegrafi/