Site icon Telegrafi

“Jam mysliman, isha zgjuar për namazin e mëngjesit”, kamerunasi i Hatayspor tregon se si i shpëtoi tërmetit

Kevin Soni, sulmuesi 24-vjeçar i Hataysporit, është një nga futbollistët e lënduar lehtë nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë.

Tërmeti i parë shkatërrues me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter ndodhi të hënën në orën 4:17 të mëngjesit dhe pjesa më e madhe e qytetit të Hatay u rrafshua me tokë.

Kamerunasi, i cili para fillimit të këtij sezoni mbërriti si i huazuar te Hatayspor nga Asteras, ishte zgjuar dhe arriti të arratisej nga shtëpia.

“Unë jam mysliman, kam shpëtuar pasi isha i zgjuar, doja të prisja deri në orën 6:40 të mëngjesit për të falur namazin e mëngjesit. Nëse do të kisha fjetur në momentin e tërmetit, nuk do të mund të dilja nga shtëpia dhe mendoj se do të kisha qenë nën rrënoja”, ka thënë Soni.

Hatayspor ka vendosur që të mos vazhdojë garat në Superligën e Turqisë pas tërmetit shkatërrues. /Telegrafi/

Exit mobile version