Site icon Telegrafi

“Jam i lumtur që doli, por nuk është se po kënaqem”, Gjesti flet për largimin e Eglit nga gara

Në dhomën e gjumit të shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Aldo, Vserlo, Gjesti dhe Danja diskutuan mbi largimin e Eglit nga gara.

BAnorja u detyrua të largohej për shkak të gjendjes së saj të rënduar.

Gjatë bisedës, Gjesti u shpreh hapur për ndjenjat e tij pas daljes së Eglit, duke thënë: “Jam i lumtur, jo i mërzitur. Jam i lumtur që ka dalë, sepse ka qenë shumë keq, edhe ajo edhe unë, të dy tmerr kemi qenë”.

Foto: Screenshot/Instagram

Danja, nga ana tjetër, vlerësoi se largimi mund t’i ketë bërë mirë Eglit: “Ajo është qetësuar, kam përshtypjen”.

Ndërkohë, Aldo mendoi se Egli kishte bërë zgjedhjen e duhur duke u larguar nga gara.

Gjesti shtoi më tej se, megjithëse ndihej i çliruar nga situata, kishte ende momente reflektimi: “A e di sa i lumtur jam? Idenë nuk e ke. Por, vetëm kur po më kujtohen disa gjëra, si kam qeshur me të, si jemi përplasur, si kanë ardhur situatat… Unë i kam bërë keq për shembull, po i mendoj disa gjëra, nuk është se po kënaqem”.

Dalja e Eglit shkaktoi reagime të shumta brenda shtëpisë, me shumë banorë që fajësuan Gjestin për ndikimin e tij në përkeqësimin e saj emocional.

Ndërsa spektakli i mbrëmjes së sotme pritet me interes, mbetet për t’u parë se si do të trajtohet ky debat dhe çfarë do të ndodhë më tej në shtëpinë e Big Brother. /Telegrafi/

Exit mobile version