Marcelo ka pësuar një lëndim në humbjen e Real Madridit ndaj Sevillas, por thotë se humbja është më negative.
Reali humbi me rezultat 3-0 nga Sevilla në La Liga dhe për Marcelon kjo është gjë larg më negative.
“Unë pësova një goditje, por humbja dhemb më shumë”, ylli brazilin Marcelo u tha gazetarëve.
Edhe Lopetegui konkfirmoi lëndimin e Marcelos dhe pritet skanimi i dëmtimit.
FP: @SevillaFC 3-0 @realmadrid (André Silva 17', 21', Ben Yedder 39') #RMLiga pic.twitter.com/9IwaZpVzgC
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 26, 2018
Luka Modricit ju anulua një gol në fillim të pjesës së dytë nga VAR.
Reali dështoi të kapitalizojë nga humbja shokuese e Barcelonës në udhëtim te Leganes.
Dy gjigantët spanjollë janë tash në të njëjtën pozitë në La Liga. /Telegrafi/