Telegrafi

“Jam kryetari i Bashkisë Vlorë, më duhen 35”- Si u tentua të mashtrohej biznesmeni

Euronews Albania ka mësuar skemen e përdorur nga grupi i mashtruesve të drejtuar nga Florian Gjergji, të cilët tentuan t’i merrnin një shumë prej 35 mijë euro një biznesmeni në fushën imobilare.

“Si je, jam kryetari i Bashkisë së Vlorës, më duhen 35!“- Ky është mesazhi që ka mbërritur në telefonin e biznesmenit me inicialet G.Ç, në një aplikacion komunikimi online.

Biznesmeni në fjalë lajmëroi menjëherë Policinë e Tiranës e cila organizoi dhe bëri kapjen në flagrancë të personave që u paraqitën të merrnin paratë.

Lexo po ashtu Zbardhet skema e mashtrimit në Tiranë, katër persona tentojnë t'i marrin biznesmenit 35,000 euro

Në kuadër të operacionit “Replay” u arrestuan Afrim Radici, Gezim Çelanji dhe Qazim Vata ndërsa “truri i skemës” Florian Gjergji është shpallur në kërkim.

Gjatë muajve të fundit disa biznesmenë kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi duke dhënë paratë e kërkuara nga personat që hiqeshin si zyrtarë të lartë, ndërsa disa të tjerë kanë bërë kallëzim menjëherë në polici duke identifikuar dhe kapur autorët.