Telegrafi

“Jam këtu për t’ju ruajtur ju”, Rita Ora shfaqet inkurajuese e veshur si police gjatë xhirimeve të filmit të ri “Twist”

Rita Ora (Foto: Sarah Morris/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Rita Ora, po vazhdon të jetë pjesë e xhirimeve të filmit më të ri “Twist”.

Ky film do të jetë një ripërpunim i ngjarjes së shtjelluar në romanin shumë të famshëm të autorit Charles Dickens.

Rita ka një nga rolet kryesore, gjersa gjatë këtyre ditëve kanë vazhduar xhirimet intensive për këtë film – pritshmëritë e të cilit janë të mëdha.

Rita Ora (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Ora të mërkurën ndau me ndjekësit e saj në InstaStory disa imazhe, ku shfaqej e veshur me uniformë policie, me çka tregoi se në një nga skenat e radhës ku po xhironte, ajo do të kishte pikërisht rolin e polices.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Jam këtu për t’iu ruajtur ju”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e një prej fotografive, ku shfaqej me uniformë dhe aparat në krah.

Lexo po ashtu Rita Ora ndjen nostalgji për verën, e kujton përmes imazheve atraktive me bikini

“Gjeta dritën time”, shkruajti Rita në një fotografi të dytë nga xhirimet, ndërsa shfaqej mendueshëm.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Përkundër projekteve të shumta muzikore, të cilat janë cilësuar shumë të suksesshme, 28-vjeçarja po e çon edhe një hap më tutje rrugëtimin e saj si aktore në karrierë. /Telegrafi/