Aston Villa ishte duke marrë një pikë shumë të rëndësishme ndaj Arsenal kur në kohën e rregullt rezultati ishte 2-2, por në minutën e 93-të një goditje e Jorginhos pasi u përplas në traversë u devijua nga portieri Emiliano Martinez për të përfunduar në rrjetë.
Pas pak erdhi edhe goli i katërt për Arsenalin, pasi portieri Martinez kishte shkuar në sulm për të kërkuar golin e barazimit.
Pas ndeshjes trajneri i Aston Villas, Unay Emery u shfaq shumë i zhgënjyer me portierin e tij për gabimet.
How will I explain to my children Emiliano Martinez is a World Cup winner? 😂 pic.twitter.com/QgYx2Dnn95
— PIKAAY 👣 (@t10pikaay) February 18, 2023
“Tani jam shumë i inatosur, edhe pse e di që do të duhet kohë sa të dalë në pah e gjithë puna jonë. Sigurisht që do të bëjmë edhe gabime, por e rëndësishme është të mësojmë prej gabimeve”.
“Dalja e Martinez? Është një veprim të cilin unë nuk e kërkoj kurrë prej një portieri, nuk i di statistikat, por besoj se në një formë të tillë mund të ndodhë që goli të shënohet në vetëm një nga 100 raste”.
“Ndërsa në kundërsulme të tilla besojnë se mund të shënohen 10 nga 20, ndaj për mua Martinez nuk u tregua aspak i zgjuar”.
🗣️ “They are not doing the game plan that I have in my mind. I am really disappointed. It’s embarrassing for me to lose two matches at home 2-4.”
Unai Emery says he’s frustrated with his Aston Villa side after the 2-4 defeat to Arsenal. pic.twitter.com/HyDGGXQZuw
— Football Daily (@footballdaily) February 18, 2023
“Ne mund të luajmë dhe të humbasim 3-0, por 4-2 më duket e ekzagjeruar. Dua të sqaroj se Martinez e mori vetë vendimin për të shkuar në sulm. Ia thashë se nuk më pëlqeu zgjedhja e tij”, ka thënë Unai Emery. /Telegrafi/