Ylli Dervishi ka ndarë një rrëfim emocional së fundmi në Big Brother VIP Kosova 2.
Ai ka treguar se si kishte humbur dhe se si është ndjerë në kohën e luftës dhe sa të vështirë i kishte ato ditë.
Buci tha se çfarë ka parë ishin imazhe që nuk fshihen kurrë dhe se gjatë rrugëtimit që kishte bërë për të shkruar te familja e tij, në ditën e tretë ose të katërt kishte humbur shpresat për jetë pasi nuk kishte as çfarë të hante.
“Kanë qenë netë që nuk i harroj kurrë, kanë qenë të frikshme në ato male, nuk ke pasur çfarë të shohësh vetëm duke u kall shtëpitë, kam menduar që më kanë mbytur familjen”, u shpreh ai.
Pastaj, ai ka folur edhe për momentin kur është ri-takuar me familjen, ndonëse mendonte që nuk do të shpëtonte.
Mes lotësh dhe emocioneve, Buci thekson se kjo kohë për të ka qenë më e vështira.
Ndër të tjera, Ylli ka folur edhe për sfidat e tjera që kishte në jetë dhe për njohjen me Veronën. /Telegrafi/