Telegrafi

“Jam i gatshëm të luftoj me McGregorin, por jo në MMA”

Veterani Shane Mosley beson se do e nokautonte Conor McGregorin në një ring boksi.

45-vjeçari ka thënë se nuk do i jepte shans irlandezit, por asnjëherë nuk do pranonte një luftë në ‘tetëkëndësh’.

Lexo po ashtu Mayweather: Mos më krahasoni me McGregor, më ofendoni – sikur ta krahasoni elefantin me milingonën (Video)

McGregor javën e kaluar ka marrë licencën për boks dhe tani mund të lufton në ring pasi shumë boksierë kanë shfaqur interesim për të luftuar me Conorin.

“Si boksier, definitivisht, por nuk do pranoja një luftë në MMA (Artet të përziera parciale)” ka thënë Mosley për TMZ.

“Besoj se do e nokautoja. Besoj te shpejtësia dhe fuqia ime”.

Lexo po ashtu McGregor nuk hesht, i kundërpërgjigjet ashpër Floyd Mayweatherit

“Kam luftuar për titullin e më të mirit në botë, mendojë se do e mundja Conor McGregorin si boksier”.

“Jo në një luftë MMA. Nuk do e bëja atë’, ka shtuar tri herë kampioni botëror. /Telegrafi/