Site icon Telegrafi

“Jam e nxehtë”, Bebe Rexha provokon me gjoksin në imazhin e fundit

Bebe Rexha në premierën e "Maleficent 2" (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, pati një paraqitje të shkëlqyer në premierën e filmit “Maleficent 2”.

Me një fustan të zi me prerje, 30-vjeçarja dukej mahnitëse, aq më tepër që dukjen në një natë kaq të rëndësishme ia kishte besuar një prej stilisteve më të njohura kosovare, Dona Matoshi.

Bebe Rexha në premierën e “Maleficent 2” (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga premiera, duke treguar dukjen e saj glamuroze në këtë ngjarje.

Siç rëndom ndodh, një imazh “i nxehtë” dhe provokues nuk mungoi nga këngëtarja, e cila nuk heziton asnjëherë që t;i ekspozojë linjat e saj.

Bebe Rexha në premierën e “Maleficent 2” (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, Bebe Rexha pozoi me një erashkë e cila kishte të shkruar “Jam e nxehtë”, teksa vinte në pah gjoksin atraktiv me dekoltenë e hapur të fustanit.

Po të njëjtën gjë, ajo ka shkruar edhe në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë të ditur se po ndjehej tejet “e nxehtë” dhe provokuese në këtë fotografi.

Bebe Rexha përndryshe është interpretuesja e kolonës zanore “You Can’t Stop The Girl” të filmi “Maleficent 2”, i cili i gatshëm për publikun do të jetë që nga data 18 tetor. /Telegrafi/

Bebe Rexha në premierën e “Maleficent 2” (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

 

Bebe Rexha në premierën e “Maleficent 2” (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

 

Bebe Rexha në premierën e “Maleficent 2” (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version