Site icon Telegrafi

Jakup Krasniqi tregon se me kë pati probleme sa ishte në PDK (Video)

Kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi, ka insistuar se nuk ka armiq në Partinë Demokratike të Kosovës, dhe se të vetmin problem e ka pasur me liderin e saj Hashim Thaçin.

Krasniqi tha se ai e ka kundërshtuar qeverisjen e asokohe kryeministrit Thaci, që sipas tij, ka qeverisur gabimisht.

“Të vetmin problem e kam pasur me kryeministrin dhe kryetarin e partisë, i cili nuk ka ditur të qeverisë dhe nuk ka dashur të qeverisë, dhe për këtë e kam kundërshtuar. Por, armiq të tjerë në PDK me përgjegjësinë dhe fajin tim nuk kam pasur”, tha Krasniqi në një intervistë për televizionin Rrokum.

Ish-anëtari i Kryesisë së PDK-së deklaroi se ka pasur ofertë nga PDK dhe LDK për tu futur në koalicionin aktual, por partia e tij ka hedhur kategorikisht poshtë një lëvizje të tillë.

https://www.youtube.com/watch?v=s4hEAVlJTf4

 

 

Exit mobile version