Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi është shëruar nga coronavirusi.
Kështu ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook.
Krasniqi ka falënderuar personelin shëndetësorë për kujdesin e tyre.
Postimi i plotë:
Faleminderit të gjithëve!
Të nderuar, Shokë, miq e dashamirë, të premten kam bërë tastin për C-19, kam dalë negativ, që do të thotë jam shëruar plotësisht! Ndonëse nuk kam pasur ndonjë problem serioz.
Në rend të parë falënderoj të gjithë mjekët, shokë e miq që me ndihmuan me këshillat e tyre profesionale, si edhe të gjithë ata shokë e miq që u shqetësuan dhe u interesuan për shëndetin tim dhe me uruan shërim të shpejtë.
I falënderoj edhe ata që për shkaqe të ndryshme në këtë kohë pandemie nuk munden të shprehin urimet e mendimet e tyre.
Gjithsesi shprehi respekt edhe për punëtorët e shëndetësisë të cilët i meritojnë konsideratat më të larta profesionale e njerëzor, për punën e palodhshme që po e bëjnë ditë e natë për shëndetin e publikut.
Respekt për të gjithë! /Telegrafi/