Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, i ka vlerësuar të paarsyeshme përpjekjet e disa personave të cilët kanë përgjegjësi në institucionet e Kosovës, për të kushtëzuar vazhdimin e mandatit të EULEX-it.
Ky kushtëzim, sipas tij, nuk po bëhet për të mbrojtur qytetarët dhe interesat e vendit, por po bëhet për të mbrojtur grupe të caktuara të njerëzve.
Më këtë, veprim sipas Krasniqit, dikush nga pushtetarët po i frikësohet kompetencave të EULEX-it. Këto komente, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i bëri në një intervistë dhënë për emisionin “Politikë” në Tribuna Channel!
Intervista e plotë me të do të transmetohet sonte nga ora 20:45.
Për të dëgjuar komentin e plotë të Krasniqit për mandatin e EULEX-it, ndiqeni videon në vazhdim.