Ish-gazetari Milaim Zeka sot ka zyrtarizuar aderimin e tij në partinë e Fatmir Limajt, Nimsa për Kosovën.
Gjatë prezantimit të tij para medieve, Zeka ka bërë të ditur se ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nuk do të jetë kandidat për deputet në listën e “Nisma për Kosovën”.
Ndërkaq Limaj ka theksuar se anëtari më i ri i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka do të jetë kandidatë për deputetë./Telegrafi/