Jakup Krasniqi duke folur për proceset udhëheqëse, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e asnjë posti në Kuvend as në Qeveri në rast se fiton koalicioni PAN.
Sipas tij, në Qeveri duhet të udhëheqin të rinjtë.
“Jo në kuvend jo, se realisht unë nuk jam kandidat për deputet dhe as në Qeveri nuk do të jem, pasi kam shërbyer mbi 40 vjet dhe duhet t’i lemë të rinjtë nëpër ato vende”, ka thënë Krasniqi.
Ai po ashtu tha se është ndjerë keq në vitin 2015, atëherë kur qytetarët e Republikës së Kosovës, janë larguar nga vendi i tyre për të gjetur perspektivën për një jetë më të mirë jashtë vendit.
“Jam bukur një kohë të gjatë në politik dhe kurrë më keq se në vitin 2015 nuk jam ndjerë. Janë larguar mbi 100 mijë qytetarë dhe është keq kur qytetarët e Kosovës e shohin perspektivën e tyre me ikje nga Kosova dhe jo të qëndrojnë në Kosovë”, ka thënë tutje Krasniqi.
Krasniqi gjithashtu potencoi se nëse ky koalicion nuk do të merret seriozisht me vendin, atëherë Nisma do të tregojnë mospajtimin e tyre.
“Ne do ta themi fjalë tonë me përgjegjësi dhe kompetencë të mos pajtimit”, u shpreh ai. /Telegrafi/
Ky emision u moderua nga @MetiHajrullahu