Hetuesit e Speciales kanë marrë me vete ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas bastisjes që kanë bërë në shtëpinë e tij.
Dardan Krasniqi në emër të familjes pohoi se janë të shqetësuar me veprimet e Speciales, ndërsa bëri të ditur se Jakup Krasniqi është nisur për në Hagë, transmeton Telegrafi.
“Përveç shqetësimit që kemi pasur nuk kemi çfarë të shtojmë më tej. Ai është nisur për në Hagë, është bastisur edhe shtëpia në vendlindjen e tij. Do të shohim se çfarë veprimesh do të ndërmarrim”, tha ai para mediave.
Ndërkaq, avokati i Krasniqit theksoi se më herët nuk ka pasur ndonjë urdhër arrest për të./Telegraf/