Site icon Telegrafi

Pas takimit të Thaçit me Putinin, Jakup Krasniqi ka disa pyetje për presidentin e vendit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s, Jakup Krasniqi, ka komentuar takimin e presidentit Hashim Thaçi me presidentin rus, Vladimir Putin.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, i ka parashtruar disa pyetje konkrete presidentit Thaçi, lidhur me takimet dhe bisedimet që është duke i zhvilluar ai për arritjen e një marrveshjeje me Serbinë.

“A e ka autorizuar Kuvendi i Kosovës, Kryetarin Thaçi për ketë çështje?”, “A mund t’ju besohet kjo çështje kaq e madhe dy kryetarëve të Kosovës e Serbisë?”, “Kush e garanton ketë Marrëveshje nga pala ndërkombëtare?”, ka shkruar Krasniqi.

Lexo po ashtu Thaçi takon Putinin, thotë se Rusia mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi

Ndryshe, presidenti Thaçi ka shkruar se presidenti rus, Putin ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje, Rusia do ta mbështesë.

Postimi i plotë i Krasniqit:

KRYETARI I KOSOVËS PASKA THËNË:

“Me presidentin rus Putin, u përqendruam për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Për këtë temë, Putini ishte i qartë. ‘Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë’”, citohet nga Thaçi t’i ketë thënë Putini.
Nga kjo dalin disa pyetje:

1. Kush duhet ta përgatitë atë marrëveshje?
2. A e ka autorizuar Kuvendi i Kosovës, Kryetarin Thaçi për ketë çështje?
3. A ka një dokument iniciues dhe kush e ka inicuar atë?
4. A mund t’ju besohet kjo çështje kaq e madhe dy kryetarëve të Kosovës e Serbisë?
5. Cilat janë shtyllat kryesore të kësaj Marrëveshjeje?
6. Kjo Marrëveshje a do të jetë definitive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi?
7. Kush e garanton ketë Marrëveshje nga pala ndërkombëtare? /Telegrafi/

Exit mobile version