Site icon Telegrafi

Jakup Krasniqi me familje lajmërohet nga Kalaja e Rezofatit (Foto)

Ish kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka zgjedhur që vikendin ta kalojë me familje në njërin nga qytetet më të vjetra shqiptare, i cili po ashtu njihet për ruajtjen e traditës shqiptare.

Krasniqi, i cili është i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat, kanë postuar disa foto nw rrjetet sociale nga Kalaja e Rozafatit të Shkodrës.

Krasniqi është i njohur me qasjen e tij atdhetare, andaj sigurisht ka zgjedhur që këtë vikend që vajzave të tij t’u tregojë për traditën e lashtë iliro-shqiptare. Ajo që bie në sy, po ashtu është bukuria e dy vajzave të familjes Krasniqi, transmeton KP.

Ndryshe, Kalaja e Rozafatit është e ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Exit mobile version