Telegrafi

Jakup Krasniqi e kupton pse PDK e ka luftuar Nismën, por nuk e kupton pse VV po i sulmon (Video)

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në emisionin Rrokum Rrollnë TV Rrokum, ka folur edhe për raportet e subjektit të tij me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Sulmi ndaj Nismës nga ana e Vetëvendosjes është i paarsyeshëm. Ne jemi përpjekur që përkundër dallimeve, me i gjetë pikat që bashkojnë e që janë kundërshtimi i Marrëveshjes për Demarkacionin, Asociacioni dhe keqqeverisja. Nuk ka pasë sinqeritet mes opozitës, e VV nuk ka qenë tolerante”, tha Krasniqi.

Ai po ka shtuar se mundet me marrë me mend pse PDK po e sulmon Nismën, pas Nisma ka marrë njerëz të PDK-së, por nuk e kupton se pse po sulmohen nga VV. /Telegrafi/