Pas publikimit të Exit Pollit dhe rezultateve të deritashme të zgjedhjeve, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi ka dalë me një propozim interesant për formimin e Qeverisë, që përfshinë PAN-in dhe VV-në.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook thotë se pas votës së popullit koalicioni mes PAN e VV krijon mundësi të shumta.
Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:
“SOVRANI FOLI – POLITIKA DUHET TA LEXOJ DREJTË
Nëse ndonjëherë Republikës së Kosovës i është dashur një koalicion i madh, ai duhet të jetë tani o kurrë!
Është në obligimin e politikanëve të PAN-it dhe atyre të VV-së që ta analizojnë me urti situatë në Kosovë dhe të marrin vendimin që i duhet Kosovës dhe qytetarëve të saj. Koalicioni në mes këtyre subjekteve zgjedhore, krijon mundësi të shumta!
Politikanët e këtyre subjekteve duhet të mendojnë racionalisht! Le të fitoj urtija politike e njerëzve vendimmarres në politikë!”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/