Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është bërë gjysh.
Vajza e tij, Gresa Krasniqi, njoftoi përmes një postimi në Facebook se është bërë nënë e një vajze.
Përmes këtij postimi, ajo gjithashtu bëri të ditur se e pagëzoi vajzën e saj me emrin Odetë.
“Odeta ime. Mirë se erdhe në jetë bija ime. Në këtë botë që jeta të sfidon kaq shumë, uroj të jetosh gjatë dhe e lumtur. Do të rritesh me dashurinë për jetën, atdheun e familjen e mbi të gjitha do të rritesh duke dëgjuar fjalët më të mira për gjyshin tënd e heroin tim, babin tim! Te duam që tani, kaq shumë dhe pa fund, nëna dhe babi”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Facebook.
Gresa, publikoi bashkëngjitur këtij shkrimi edhe një foto të vogëlushes. Sigurisht nuk munguan edhe urimet e shumta për ardhjen në jetë të vajzës. /Telegrafi/