Njeriu i parë i GROM-it, Stevço Jakimovski ka akuzuar liderin e LSDM-së Zoran Zaev, se ka kërkuar nga ai 250 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nëse i tregoj të gjitha që i di, e gjithë bota nuk mund ta shpëtojë Zaevin. Ai ka kërkuar nga unë 250 mijë euro për arsye që nuk dua t’i zbuloj”, tha Jakimovski.
Ky është një vazhdim i serive të akuzave për krim dhe tradhëti që janë përfshirë dy ish kolegët e partisë./Telegrafi/