Kryetari i Opsionit Qytetarë të Maqedonisë (OQM), Stevçe Jakimovski, ka kërkuar paraburgim për kryetarin e komunës së Strumicës Zoran Zaev, duke kundërshtuar paraburgimin për kryetarin e Manastrit Vladimir Taleski, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Jakimovski kundërshton kërkesën për paraburgim të PSP-së për kryetarin e Manastirit, duke thënë se akuzat ndaj Taleskit dalin nga përgjime të paautorizuara, ndërkaq për Zoran Zaevin, ekziston video, ku qartë kuptohet se si kërkon ryshfet prej 200000 mij euro./Telegrafi/