Site icon Telegrafi

Jakimovski pasi u vendos në “listën e zezë”: Ma bëjnë njëjtë siç ia bëjnë Trumpit, kjo është ndërhyrje në procesin zgjedhor

Kandidati për president në RMV Stevço Jakimovski, është i befasuar nga vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit pasi u vendos në “listën e zezë”, ndërsa tha se kjo nuk do ta lëkundë në garën zgjedhore dhe do të jetë motivim edhe më i madh për të.

Ai deklaroi se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit ishte rezultat i sondazheve, të cilat treguan se ai do të hynte në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe se akuzat për krim në urbanizëm janë të pabaza, sepse ai siç thotë, ka hequr dorë nga ato ingerenca.

Jakimovski tha se nuk është rastësi që lista e zezë është publikuar dje, kur ai ka dorëzuar kandidaturën e tij në KSHZ dhe pasi ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme.

“Edhe Amerika edhe Amerika e Shenjtë, punoj në interes të qytetarëve të Maqedonisë. Si ta kuptojmë më ndryshe këtë akt të dhunës, nëse jo si përzierje direkte në procesin zgjedhor që është i dënueshëm dhe vepër penale. Kjo është përzierje e shërbimeve të huaja në zgjedhjen e presidentit të shtetit”, tha Jakimovski, kryetar aktual i Karposhit.

Lexo po ashtu SHBA i vendos në “listën e zezë” Katica Janevën dhe Stevçe Jakimovskin

Ai thotë se do të bëjë kallëzim penal ndaj një personi të panjohur për futjen e tij në listën e zezë sepse është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor. Ai e krahasoi vendimin e Departamentit të Shtetit me ndjekjen aktuale kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump.

“Donald Trump ka 113 kallëzime penale, skenari atje nga shteti i thellë është ose ta pengojnë të marrë pjesë në zgjedhje, ta fusin në burg ose ta vrasin. I njëjti skenar po ndodh në Hungari kundër Viktor Orban kundër Vuçiqit dhe kundër meje. Kjo është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e brendshme të Maqedonisë në burimin e presidentit dhe pretendoj se askush nuk mund të na thotë se kush do ta udhëheqë Maqedoninë”, shton Jakimovski.

Ndryshe, Departamenti Amerikan i Shtetit ka futur dje në listën e zezë ish-prokuroren publike speciale Katica Janeva dhe kryetarin e Komunës së Karposhit dhe kandidatin presidencial për zgjedhjet e ardhshme, Stevço Jakimovski./Telegrafi/

Exit mobile version