Site icon Telegrafi

Jakimovski: OQM do të bojkotojë referendumin

Kryetari i Opsioni Qytetarë për Maqedoninë (OQM), Stevçe Jakimovski gjatë protestës së sotme në Manastir njoftoi se partia e tij do të bojkotojë referendumin për ndryshimin e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çdo patriot, çdo qytetar i ndershëm, kushdo që mban dinjitet, duhet t’u tregojë atyre se disa pyetje nuk meritojnë përgjigje. Çështja e referendumit nuk meriton përgjigje dhe njerëzit duhet ta shohin këtë çështje. Unë dhe partia ime me siguri do ta bojkotojnë referendumin”, tha Jakimovski. /Telegrafi/

Exit mobile version