Pas disa vitesh me lojëra fjalësh, më në fund ka ardhur koha që Jake Paul të përballet me Tommy Fury, boksierin britanik i cili është vëllai i Tyson Furyt, një prej boksierëve më të mirë.
Lufta në të cilën Jake do të tentojë të tregojë se është gati për sfida të mëdha do të zhvillohet të dielën e 26 shkurtit në Diriyah të Arabisë Saudite.
Ne çfarë ore fillon meçi?
Përballja pritet të fillojë në orën 20:00 sipas kohës tonë lokale dhe shikuesit do të jenë në gjendje të shikojnë edhe duelin në mes të Badou Jack dhe Ilunga Makabu.
Për lufta do zhvillohet në Arabinë Saudite?
Fury i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të lidhjeve të tij me trafikun e drogës, ndërsa Jake Paul që refuzoi të luftonte në Angli, e kështu u arrit një marrëveshje që përballja të zhvillohej në Arabinë Saudite.
Deri më tani, Paul ka një rekord prej gjashtë fitoresh në të njëjtin numër luftimesh që ka pasur. Megjithatë, është hera e parë që ai do të përballet me një boksier profesionist, ndonëse premton se do të tregojë cilësitë e tij në ring. /Telegrafi/