Site icon Telegrafi

Jake Paul dhe Tommy Fury rrezikojnë burgun për shkeljen e ligjit saudit disa ditë para meçit

Jake Paul dhe Tommy Fury rrezikojnë të përfundojnë në burg në Arabinë Saudite para luftës së tyre.

Boksierët ranë dakord për një marrëveshje që fituesi i merr të gjitha në konferencën e tyre të fundit për shtyp përpara takimit në ring këtë të dielë (26 shkurt). Ndërsa mund të duket si një duel argëtues mes dyshes, të gjitha format e basteve janë të paligjshme në vendin ku po luftojnë.

Eksperti që i njeh mirë ligjet e Lindjes së Mesme, James Dorsey konfirmoi për Daily Star se dyshja kishin shkelur ligjin saudit: “Në thelb, po është e paligjshme, por çfarë rëndësie ka?”.

Lexo po ashtu Jake Paul - Tommy Fury: Data, ora dhe vendi ku do të zhvillohet meçi i shumëpritur

“Nëse ti dhe unë kemi bërë një bast me njëri-tjetrin në Arabinë Saudite, përveç nëse e kemi bërë publike, atëherë nuk ka si të merren masat”.

“Për të qenë i drejtë, kështu është edhe në Perëndim. Ju mund të shkelni ligjin në Perëndim dhe kjo nuk do të dihet nëse dikush i besueshëm nuk e zbulon atë”, ka shtuar më tej ai.

Paul e sfidoi Furyn në bastin kur ai tha: “Unë mendoj se ne do bëjmë një marrëveshje, pasi ju jeni kaq të sigurt. Nëse fitoni, unë do t’ju paguaj dyfishin e asaj që po ju paguaj tashmë. Por, nëse fitoj, marr gjithçka”.

Lexo po ashtu Fury ndërhyn gjatë intervistës së Jake Paul dhe shtiret sikur do ta godasë

Fury nuk dukej aq i sigurt, duke pirë një gllënjkë nga pija e tij para se të përpiqej të ndryshonte temën, ndërsa ai u përgjigj: “Pse do të ngrihesh në këmbë sikur dëshiron të bësh diçka? Ulu, ulu”.

Por, babai i tij Tommyt më pas pranoi bastin në emër të tij. “Ju keni marrë një marrëveshje. Gjithçka ose asgjë, ju e keni atë dhe do të shkojmë për të”. /Telegrafi/

Exit mobile version