Telegrafi

Jahti luksoz me të cilin lundron Jeff Bezos shihet në Sarandë, njeriu më i pasur në botë ndodhet në Shqipëri?

Mëngjesin e së mërkurës është parë në brigjet e detit të Sarandës jahti luksoz me të cilin ka lundruar edhe njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos.

Jahti i quajtur “Flying Fox”, përdorimi javor i të cilit kushton tre milionë euro, është fotografuar në portin e Sarandës.

Mediat në Shqipëri raportojnë se njeriu më i pasur në botë mund të ndodhet në bregdetin shqiptar, nga ku edhe mund të blejë naftë pa akcizë.

Jahti “Flying Fox” me të cilin ka lundruar Jeff Bezos shihet në Shqipëri (Foto: Ksamil Albania/Facebook)

“Flying Fox” shquhet si një nga jahtet më të shtrenjta dhe luksoze në botë, këtë e tregojnë edhe pamjet brenda tij.

Lexo po ashtu Lëshohet në lundrim jahti luksoz i pronarit të Chelseat, Roman Abramovich - kushton 500 milionë euro dhe është 140 metra i gjatë

Ai është i gjatë plot 136 metra dhe mund të mirëpresë në kuvertën e tij deri në 25 mysafirë, ka 11 kabina, të gjitha me tarraca private me pamje nga deti – thuhet sipas përshkrimi biografik në faqen zyrtare të jahtit.

Jahti “Flying Fox” me të cilin ka lundruar Jeff Bezos shihet në Shqipëri (Foto: Ksamil Albania/Facebook)

Një tjetër veçanti e “Flying Fox” është pishina 12 metra, e cila shkon tërthor në kuvertën kryesore, e para për një super jaht të kësaj madhësie, teksa ka gjithashtu edhe një pistë helikopteri në të

Kujtojmë që këtë vit është parë në brigjet e Durrësit edhe jahti i milinerit Dan Bilzerin, i njohur gjithashtu edhe si “mbreti i Instagramit”. /Telegrafi/