Telegrafi

Jahmir Hyka drejt SHBA-së?

Mesfushori me përvojë i kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka, niset sot për në SHBA.

Arsyeja është marrëveshja potenciale me ekipin e San Jose Earthquakes, që e ka bindur më shumë mesfushorin shqiptar sesa ofertat nga Superliga turke, shkruan Sport Ekspresi shqiptar sot.

Sipas kësaj gazete San Jose i ka ofruar kontratë 3 vjeçare 28 vjeçarit që aktualisht luan për Luzernin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth transferimeve

Hyka pritet të përfitojë 1.5 milionë euro nëse nënshkruan kontratën 3 vjeçare me ekipin në fjalë.

Ai do të bëhet lojtari i dytë i kombëtares shqiptare që luan në MLS nëse zyrtarizohet si lojtar i San Joses, pas Shkëlzen Gashit që tashmë një stinor është pjesë e Colorado Rapidsit.

Lojtari i parë i kombëtares shqiptare që ka qenë pjesë e MLS-së amerikane ka qenë sulmuesi Hamdi Salihi, që kishte djersitur fanellën e DC Unitedit.