Site icon Telegrafi

Jahjaga: I patolerueshëm kërcënimi ndaj Arbana Xharrës

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, ka reaguar ndaj kërcënimeve që i janë bërë gazetares Arbana Xharra.

Jahjaga, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ Liria e fjalës është e drejtë themelore dhe e garantuar, ndërsa përpjekjet për ta sulmuar atë janë të shëmtuara”, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Jahjagës:

“Kërcënimet ndaj Arbana Xharrës, kryeredaktores së të përditshmes Zëri janë të papranueshme dhe të patolerueshme.

Liria e fjalës është e drejtë themelore dhe e garantuar, ndërsa përpjekjet për ta sulmuar atë janë të shëmtuara.

Askush nuk mund të gjykohet njëanshmërisht e me qëllim të fyerjes për fjalën e thënë.

Perpjekjet e vazhdueshme per ta linçuar Arbanën dhe gazetarët e tjerë të guximshëm në Kosovë janë forma më e shëmtuar se si grupe të ndryshme provojnë ta kthejnë Kosovën prapa, në një vend ku mbreteron frika dhe jo ku dominon diskutimi si mënyrë për të gjeneruar vlerat mbi të cilat duam ta ndërtojmë Kosovën” (sic.), ka shkruar Jahjaga./Telegrafi/

Exit mobile version