Jaguari do të prodhojë automjetin e parë në botë, i cili do të shfrytëzojë një tip të ri alumini me fortësi të madhe.
Prodhuesi britanik kishte konfirmuar se premiera e modelit të ri XE do të jepet më 8 shtator të këtij viti, por duket se deri atëherë kompania do të na njoftojë detajisht për produktin e vet.
Të rejat e fundit janë rreth konstruktit kryesisht prej alumini (75 për qind) që do ta ulë dukshëm peshën e automjetit.
Më konkretisht, është fjala për automjetin e parë në botë që do të shfrytëzojë një lloj të ri alumini me fuqi të lartë që është zhvilluar pikërisht për këtë model. Shenja dalluese e këtij tipi të aluminit është ‘RC 5754’.
Dizajni i automjetit do të jetë i frymëzuar nga modelet XF dhe XJ, ndërsa i njëjti do të vihet në funksion nga motorët Ingenium me benzinë dhe naftë.
Njëherësh në ofertë do të përfshihen edhe motorët 3.0 V6, gjegjësisht 5.0 V8 me 550 kalëfuqi. /Telegrafi/